Deputetët demokrat të komisionit të ligjeve e konsiderojnë formë të re bllokimi, tryezën e mbledhur nga Partia Socialiste për reformën në drejtësi. Në një deklaratë publike, deputetët e mazhorancës janë shprehur se Tryeza më tepër ishte një veprimtari politike, e cila do të ishte shpresëdhënese, vetëm nëse Edi Rama do u kishte kerkuar ndjese publike shqiptareve per bllokimin mbi tre vjecar qe i bëri cdo nisme reformuese ne fushen e drejtesise. 






“Dallimi i vetem eshte se kete here bllokimin po kerkon ta
realizoje nepermjet veglave te verbera te Partise Socialiste ne gjirin e
drejtesise”- thuhet në deklaratën e deputetëve demokratë, ku cilësohen
si bashkëpunëtorë, emrat e gjyqtarit te Gjykates se Larte, Ardian
Dvoranit dhe prokurorit te Prokurorise se Pergjithshme, Shkelqim
Hajdari. “Te dy perfaqesuesit e drejtesise merrnin pjese ne kete
veprimtari partiake, ne kundershtim flagrant me statusin, detyren dhe
funksionin e tyre shteteror.” – thuhet në deklaratën për shtyp te
deputetëve të djathtë. Për mazhoranncën, vendi i vetëm ku realizohen
veprime konkrete për të reformuar sistemin e drejtësisë, është
parlamenti



Elona Gjylmi




Azhornuar së fundi ( e hënë , 31 tetor 2011 )