Përfaqësues të zyrës së OSBE-së në Tiranë vunë përballë njëri-tjetrit anëtarë të dy forcave kryesore politike në vend për të diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe votimin elektronik, por asnjë konsensus nuk është arritur.


Arben Ristani: Përfaqësuesit e OSBE nuk na thanë as po, as jo pasi i tremben çështjes së kohës në dispozicion.


Taulant Balla: E thënë troç, 5 muaj kohë që kemi në dispozicion nuk mjaftojnë për të mundësuar votimin elektronik në zgjedhjet e këtij viti.


Nga zyra e OSBE nuk pati deklaratë për median mbi takimin, por Taulant Balla bëri me dije rekomandimet e propozuara nga eksperti amerikan në fushen e zgjedhjeve, Jesse Pilgram.


E para është çështja e financimit të partive politike dhe e transparencës së fushatës zgjedhore në aspektin financiar, e dyta janë çështje të adresimit të kuotave gjinore, e treta është rritja e ndëshkimeve penale përkundrejt shkelësve të ligjit në procese zgjedhore dhe e katërtta është reduktimi dhe monitorimi i reklamave zgjedhore, pra roli i mediave në zgjedhje, tha Balla.


Arben Ristani shprehet se pavarësisht kufizimeve kohore, votimi elektronik mund të realizohet nëse ekziston vullneti. Mirpo,  për Taulant Ballën kohë u nevojitet edhe votuesve për të mësuar procedurën,  por ndërkohë mund të punohet mbi një reformë zgjedhore që përfshin edhe rekomandimet e ekspertëve.


27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH