TIRANË-Në një takim me përfaqësues vendorë në vend Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vlerësuar se situata në vend është tejet e rënduar. Basha akuzoi qeverinë për keqqeverisje e paaftësi në menaxhimin e situatës së rendit e sigurisë në vend. Sipas tij, përgjegjës për këtë janë dyshja, “Rama-Meta, që gatuan katrahurën”. Basha është ndalur në cështje ekonomike, politike, sociale dhe deri tek kompetencat e njësive vendore.

Reforma territoriale
Kryebashkiaku Basha u ndal dhe në cështjen shumë të debatuar aktuale, reforma administrative-territoriale. Sipas tij, asnjë reformë nuk duhet të nisë pa konsultime me qytetarin, ndaj në këtë pikë, tha ai, do nisin konsultimet me cdo nivel vendor e qytetarë për reformën territoriale. Basha theksoi se mazhoranca me reformen territoriale po i vë shkelmin marrjes se statusit.

“Dua të ndalem në propozimet për reformën territoriale, ku qëndrimi ynë është i qartë. Reforma elektorale që është dhe reformë qendrore nuk mund të hedh asnjë hap përpara. Kjo është një vlerë tashmë e ndërtuar dhe tjetërsimi do të përbëjë dhe shkelmin e fundit që i jepet standardit të fundit. Është vendimi për statusin e vendit kandidat. Sot nga pikëpamja e bashkisë më të madhe në vend, dhe vendorëve dua t’u përcjell atyre një mesazh tjetër qeverisë Rama-Meta. Transparenca, gjithëpërfshirja dhe llogaridhënia është kusht i domosdoshëm për të ecur para me këtë reformë. Asnjë reformë nuk mund të dhe nuk mund të tjetërsohet përmes një reforme ilegjitime pa dëgjuar zërin e qytetarëve dhe qytetareve të saj, për këtë së shpejti do të nisim tur të tërë konsultimi me këshilltarë të majtë e të djathtë me qytetarët që kanë dhe do kenë të drejtë sovrane për të vendosur mbi cdo ndarje dhe bashkimi territorial mbi territorin e kësaj Republike”.

Policia, rendi, siguria
“Duke nisur me atë që ne e ndjemë në mënyrë të përditshme si të zgjedhur vendor edhe pse jashtë juridiksionit tonë
nuk ka ditë që mos të marrim lajme të kobshme sa i përket rendit e sigurisë sa i përket krimit spontan dhe të organizuar që po godet haptas në qendër të qyteteve hapur biznesmenë, zyrtarë madje dhe komisariate madje dhe me precedencë të shtuar po godet aty ku nuk mban më zemra e asnjë qytetari në oborret e shkollave të fëmijëve tanë. Kjo situatë është para së gjithash, produkt i kapitullimit të policisë përballë krimit, jo si përgjegjësi e atyre qindra e mijërave të policisë së shtetit që e kanë provuar me vepra se cfarë janë në gjendje të bëjnë, por si vullnet i mbrapshtë i atyre që i drejtojnë. Rikthimi në Policinë e Shtetit nga ish qeveritarë socialistë të dyshuar për krimin të narkotrafikut, janë disa nga shkaqet e zhbërjes së eficencës së efektivitetit të punës së policisë që sot ndodhen para një presioni të madh politik. Përballë këtij vakumi krijohet një vakuum i pritshëm që mbushet nga krimi”, tha Basha.

Gjithashtu në emër të të zgjedhurëve vendorë, Basha kërkoi nga zyrtarët e policisë së shtetit të mos i nënshtrohen presioneve politike por të punojnë për ruajtjen e rendit publik për qytetarët.

“Në emër të të zgjedhurve dua të bëj një apel ndaj zyrtarëve të policisë së shtetit. Dua t`ju them që në punën e tyre ka vështirësi për shkak të një presioni të paprecedentë politik dhe në detyrën e tyre në mes të kësaj katraure nuk janë vetëm. Se ne pushteti vendor vendosim interesin e qytetarëve tanë dhe do të vazhdojmë ti japim gjithë mbështetjen tonë. Ne e dimë që s`ka asgjë më të çmuar sesa paqja sociale, ndaj mos u trembni dhe mos u tërhiqni, zbatoni ligjin. Viroza politike që ka kapur shtetin nuk është e përhershme por mund të bëhet shumë shpejt e djeshme. Mos u nënshtroni presionit politik. Bashkëpunoni me të zgjedhurit vendor, bashkëpunoni me qytetarët” shtoi më tej Basha.

(d.b/BalkanWeb)