Raporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ka deklaruar sot se ishte i kënaqur që edhe Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer ishte në një linjë me qëndrimin e shprehur më herë nga Bashkimi Europian.


I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrim Europian në Kuvendin e Shqipërisë, Fleckenstein deklaroi ndër të tjera se Reforma Zgjedhore mund të realizohet edhe në kushtet aktuale ku ndodhet Parlamenti.


Pra ai ka thënë se maxhoranca dhe opozita e re mund ta realizojnë sëbashku Reformën Zgjedhore.


Jam i lumtur që Palmer ka të njëjtin vijë mendimi si ne në BE. Ne duam sinjale pozitive dhe është e nevojshme që t’i shikojmë gjërat nga një këndvështrim tjetër. Dyert tona janë të hapura për Parlamentin, qeverinë dhe gjithashtu për PD. Ju lutem mos harroni, sidomos shoqëria civile, ne ju duam që ju të ngrini zërin në mënyrë që të lëvizni të gjithë gurët, – u shpreh Fleckenstain. – Për ketë arsye jam i kënqur që Këshilli Kombëtar po vijon punën e tij, sepse kjo përkthehet në sinjale pozitive. Duke pasur parasysh edhe një qeveri funksionale e cila është mjaft e nevojshme, gjë që është kontsatuar, jam optimist përsa i përket ecurisë”.


Sipas Fleckenstein ka ardhur koha që Shqipëria të dëshmojë që problemet i zgjidh vetë.


Jo, ka ardhur koha që ky vend të dëshmojë se i zgjidh vetë problemet e veta. Nuk është viti i parë, por 30 vjet pas rënies së regjimit, nëse të gjitha palët do të dëshironim jam e sigurtë që ne mund të gjenim një mënyrë për ti mbështetur ata. Por mos na i transferoni ne problemet për tia zgjidhur ne, këtë problem. Ky është problem që do të duhet të zgjidhet nga pakica dhe shumica e këtij vendi, u shpreh ai.