TIRANË- Partitë jo parlamentare, që janë pjesë e dy koalicioneve kryesore në vendit pritet të mblidhen sot rreth orës 11:00, për reformën zgjedhore.
Nga takimi pritet të dalë një deklaratë, e cila sipas krerëve të partive të vogla synon të fiksojë disa kërkesa drejtuar dy partive të mëdha, PS-së dhe PD-së në lidhje me ndryshimet në sistemin zgjedhor apo në Kod. Parimisht, partitë e vogla janë shprehur për një korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor dhe pritet që i njëjti qëndrim të konfirmohet edhe sot.
Mësohet se pjesëmarrjen në takimin e sotëm e kanë konfirmuar edhe drejtues të LSI-së, të PR-së, PBDNJ-së, pra parti që kanë përfaqësim në Parlament.
(ma.ar/BalkanWeb)