Një adoleshent, refugjat nga Afganistani i cili ishte i armatosur me sëpatë dhe thikë ka plagosur katër persona në një tren në jug të Gjermanisë, dhe më pas është qëlluar për vdekje nga policia.


BBC duke iu referuar burimeve zyrtare shkruan se tre vetë u plagosën rëndë, ndërsa 14 të tjerë morën trajtim pasi ishin në gjendje shoku.


Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Herrmann, tha se sulmuesi ishte vrarë pasi ai u përpoq të largohet nga vendi i ngjarjes.


Motivi i sulmit nuk është ende e qartë.


Të plagosur janë anëtarë të një familje nga Hong Kongu, thanë autoritetet duke deklaruar se ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.


Ministri  Herrmann tha se agresori ishte një refugjat 17-vjeçar afgan i cili kishte jetuar në qytetin e afërt të Ochsenfurt.


Herrmann tha se autoritetet janë duke hetuar pasi disa dëshmitarë kanë deklaruar se ishtë dëgjuar që 17-vjeçari të bërtiste gjatë sulmit “Allahu ekber” ( Zoti është i madh).


Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë, adoleshentit i është gjetur edhe një flamur i ISIS.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter