Mel Gibson nuk do te jete protagonist ne filmin Hangover 2 ku do te kishte rolin e nje tatuatori nga Bangkoku.

Aktori shpresonte ti bashkohej Bradley Cooper pas ndarjes me Oksana Grigorieva dhe akuzat qe mori me pas per dhune dhe abuzime.

Por regjisori Todd Philips konfirmoi se disa nga aktoret e komedise Hangover 2 nuk deshironin te punonin me te.

Mendoja se Mel do te ishte perfekt per kete film por kuptova qe realizimi i nje filmi kerkon bashkepunim dhe disa pjesetare te kastit nuk jane dakord qe ai te jete pjese e xhirimeve tregon Philips.

Mendohet se Zach Galifianakis Alan ne film eshte aktori qe nuk ka dashur te punoje me Mel Gibson.

Filmi The Hangover 2 do te shfaqet me 26 maj 2011.