Elbasan Rashani është njëri nga lojtarët që është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori fantastik i skuadrës daneze, Brondby, ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Norvegjisë, ndërsa së fundmi ka refuzuar atë U23, për të luajtur me Kosovën.




Në një intervistë për një portal kosovar, Rashani tregon arsyeje se pse zgjodhi Kosovën dhe refuzoi Norvegjinë. “Më ka kontaktuar Norvegjia për të luajtur me ekipin U23, por kam zgjedhur të luaj për Kosovën pasi ky më është dukur vendimi më i drejt”, deklaroi Rashani fillimisht për Telegrafin. “Për mua është ëndërr e realizuar të luaj për Kosovën. Familjen time e kam nga Kosova, vet jam kosovar dhe jam krenar që do të luaj për vendin tim”. “I kam parë ndeshjet e Kosovës dhe kemi lojtar të mirë. Jam lojtar ofensiv dhe dëshira ime është që të shënoj gola që t’i ndihmoj shtetit tim të fitoj ndeshje”, vazhdon tutje Rashani.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Tutje anësori vushtrrias, ka deklaruar se të gjithë familja e tij do të vijë nga Norvegjia në Kosovë për ta parë atë duke luajtur për vendlindjen e tij, ndërsa lajmi që do ta veshë fanellën e përfaqësueses i ka gëzuar tej mase. “Familjarët e mi e kanë pritur shumë mirë lajmin që ka me luajtur për Kosovën dhe janë gëzuar shumë”. “Të gjithë familjarët e mi do të vijnë nga Norvegjia për të ardhur të më shohin mua me fanellën e Kosovës dhe i bëjë thirrje edhe të gjithë tifozëve tjerë të vijnë në numër sa më të madh për të na përkrahur sa më shumë”, përfundoi Rashani.




22-vjeçari është pjesë e rëndësishme e skuadrës së madhe daneze Brondby, ndërsa këtë edicion ka luajtur në 11 ndeshje ku ka shënuar tre gola dhe ka dhuruar katër asistime./indeksonline/