Deputetja demokrate Albana Vokshi ka kërkuar nga AKEP që të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve online. Vokshi thekson se urdhri është antikushtetues dhe antiligjor.


Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:


në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;

në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.


Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.


Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama, shkruan Vokshi në Facebook.






























18 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)