Shefi i diplomacisë maqedonase ndodhet në Tiranë me ftesë të homologut shqiptar, Haxhinasto, me të cilin pas takimit kokë më kokë zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp.
Shqipëria dhe Maqedonia do të thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, si një kontribut i rëndësishëm, ky, edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Ky ishte qëllimi i vizitës së Ministrit të Jashtëm maqedonas, Nikolla Popovski. Tema kryesore gjatë takimit të Haxhinastos dhe Poposkit ishte fillimi i censusit në të dy vendet.
Duke u ndalur në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, dhe deklarimin e minoritetit maqedonas se do të bojkotojnë procesin, ministri Haxhinasto dha garancinë se censusi do të zhvillohet sipas standardeve evropiane.
Popovski deklaroi se gjatë regjistrimit do bëhen të gjitha përpjekjet të identifikohen të gjithë maqedonasit në Shqipëri, dhe të marrin pjesë në census. Por në fjalën e tij nuk preku regjistrimin e popullsisë shqiptare në Maqedoni.
Mendoj se procesi i censusit ofron të gjithë hapsirën dhe garancinë e nevojshme që rezultati të jetë në përputhje të plotë me realitetin e minoriteve në Shqipëri. Cdo pretendim i kundërt me këtë ka një ndikim të fortë politik, i panevojshëm dhe i parëndësishëm, deklaroi Haxhinasto
Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se ligji për regjistrimin e popullsisë është bazuar në zbatimin e standardeve më të mira europiane, dhe nuk mund të ketë ndryshe, sepse Shqipëria është shembull në kuadër të zbatimit të të drejtave të minoriteteve.
Në këtë vizitë, Shkupi mori mbështetjen e Shqipërisë që Maqedonia të marrë statusin e plotë të NATO.-s, si dhe për tu integruar dhe pjesë e disa inisiativave rajonale, si nisma Adriatiko joniane.