Nga Express më 23 mars 2011 në ora 15:30

Parlamenti i Maqedonisë miratoi vendimin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe zhvillimin e tij në muajit tetor të këtij viti.



Ndryshime dhe plotësimet e Ligjit për regjistrim u miratuan me shumicë votash në seancën e sotme parlamentare nga VMRO-DPMNE dhe BDI.



Regjistrimi i popullsisë ishte paraparë të mbahej prej 1 deri më 15 prill të këtij viti, por shtyrja e këtij procesi u bë, për shkak të zërave dhe përgatitjeve të partive për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.



“Ne si koalicion duke vlerësuar klimën politike, miratuam këtë vendim për tu shtyrë regjistrimi. Opozita ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe ato sigurisht do të ndodhin. Nuk do të ishte e mundur që edhe regjistrimi, por edhe zgjedhjet të mbahen njëkohësisht”, deklaroi deputeti i BDI-së, Rafis Haliti.



Parlamenti gjatë seancës miratoi plotësimin dhe ndryshimin e disa ligjeve të tjera.