Është përcaktuar tashmë që afatet e regjistrimit në universitete janë me dy faza. Kështu, regjistrimet e kandidatëve për studentë në universitete do të kryhen në shtator bazuar në parimin Meritë-Preferencë (MeP), duke rekomanduar që të gjithë maturantët që do të përfundojnë me sukses provimet e Maturës Shtetërore 2008, duhet të bëjnë kujdes me procedurat e regjistrimit në Institucionet publike të Arsimit të Lartë (IAL).


Lidhur me afatet e regjistrimit në degët universitare, strukturat e MASH kanë pajisur të gjithë maturantët një fletëpalosje, e cila informon kandidatët për studentë që regjistrimi i tyre do të kryhet si një vit më parë, në dy faza kryesore: regjistrimi paraprak dhe regjistrimi përfundimtar.


Pasi shpallet lista e fituesve me renditjen fillestare të të gjithë kandidatëve në programet e studimit (degët) përkatëse, bëhet regjistrimi paraprak pranë sekretarive të IAL-ve. Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm brenda afatit kohor të përcaktuar nga MASH-i dhe nëse nuk kryhet, maturanti humbet të drejtën për të vazhduar më tej. Pas regjistrimit paraprak, hiqen nga lista të gjithë kandidatët që nuk do të figurojnë të regjistruar për arsye të ndryshme dhe shpallet lista e re me fituesit përfundimtarë.


Ata kandidatë, që në listën për regjistrimin përfundimtar do të jenë fitues në një program studimi tjetër nga ai i regjistrimit paraprak, duhet detyrimisht të çregjistrohen dhe të regjistrohen në programin e studimit ku kanë dalë fitues sipas listës përfundimtare. Nëse maturantët nuk bëjnë regjistrimin përfundimtar, humbasin të drejtën për të vazhduar shkollën e lartë.











Kuotat








1. kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë 19602





2. kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë për shqiptarët jashtë kufijve 980





3. kuota në program të dytë studimi 500





4. kuota për shtetasit e huaj 100











A. kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë


B. kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë për shqiptarët jashtë kufijve


C. kuota në program të dytë studimi


D. kuota për shtetasit e huaj 19602





980








500


100