Emergjencat civile kanë raportuar për 14 vatra të reja zjarri gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin. Situata më e vështirë duket se ka qenë në Qarkun e Shkodrës dhe në Vlorë.


Në fshatin Vig, Bashkia Vau Dejës zjarri ka djegur një banesë, e cila ndodhej pranë vatrës së zjarrit dhe një sipërfaqe relativisht të madhe në pyll me shkurre dhe pisha.


Po ashtu në fshatin Janicat dhe Cerkovicë, Bashkia Finiq, zjarret kanë marrë përmasa duke rrezikuar seriozisht banesat e këtyre dy fshatrave. Në vendngjarje kanë shkuar forca zjarrfikëse me mjete e forca ushtarake duke u bërë e mundur izolimin e zonës dhe duke shpëtuar dy banesa që ndodheshin pranë.  Në fshatin Kudhës të Bashkisë Himarë zjarri vazhdon prej dy ditësh ndërsa për shkak të situatës së krijuar kërkohet ndërhyrje nga ajri.  


Zjarre kanë rënë dhe në tre fshatra të Gjirokastrës duke djegur sipërfaqe me shkurra dhe kullota.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter