Shfaqet rasti i parë me COVID-19 edhe në qytetin e vogël juglindor të Ersekës.


Sipas BalkanWeb e infektuar është një 60- vjeçare e cila jeton në Tiranë, por shkoi për të pushuar në shtëpinë e saj të pushimit në Ersekë, ku shfaqi shenja të COVID-19.


erseke


Ajo është vetëizoluar, ndërsa ndodhet në gjendje të stabilizuar. Erseka bëhet qyteti i dytë në qarkun e Korçës ku ka të shënuar me koronavirus teksa është një nga qarqet me më pak të infektuar.