Nga Express më 28 qershor 2011 në ora 21:00

Portieri i Liverpoolit, Pepe Reina ka mohuar spekulimet rreth mundësisë së largimit të tij nga Anfield Road dhe transferimit në Atletico Madrid në vend të David de Geas.



Reina, 28 vjeç, thuhej se mund të kalojë në Atletico, pasi De Gea të finalizojë transferimin tij në Manchester United.



Mirëpo, ai ka insistuar se planifikon të mbetet në Liverpool. “E di se Atletico kërkon një portier të ri, por nuk do të ndërroj ngjyrat. Kam kontratë pesëvjeçare dhe jam i lumtur në Liverpool”, tha Reina për të përditshmen spanjolle La Gaceta.