Ishte në shkallët e stadiumit Loro Boriçi mbrëmjen e të premtes dhe Edi Reja u përfol si njeriu më i mundshëm për të marrë vendin e Christian Panuccit, i cili u shkarkuar menjëherë pas takimit me Turqinë, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-2.


Tekniku italian 73-vjeçar ka dhënë një intervistë ekskluzive për cittaceleste.it, një uebsajt shumë pranë klubit të Lazios, ku ka konfirmuar negociatat me FSHF-në, për tu ulur në stolin kuqezi.


Kam folur me Federatën Shqiptare dhe kam kërkuar disa orë kohë për të vendosur. Përgjigja ime varet shumë nga ajo që Kombëtarja Shqiptare do bëjë sonte kundër Andorrës, tha Reja.


Më pas ish trajneri i Lazios, Napolit dhe Atalantës në kampionatin italian, u pyet edhe mbi vendimin e Panuccit, që la jashtë Strakoshën vetëm se ky i fundit nuk kishte mundur të arrinte në kohë në grumbullim.


Një vonesë edhe mund të ndodhë, ndaj e kam parë vendimin si të tepruar, tha Reja.