Autori i Lajmit: red.
Spotet e ndryshme publicitare nuk do të transmetohen nëse përmbajnë të dhëna të rreme apo shqetësuese për shikuesit. Gjithashtu programi, reklama dhe spoti duhet të bazohen në fakte dhe të jenë në përputhje me interesat, shtetërore dhe politike, të shtetit shqiptar dhe me rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë. Vendimi i djeshëm i qeverisë ka për qëllim vendosjen e rregullave, për realizimin e blerjes, të zhvillimit, prodhimit e të bashkëprodhimit të programeve a të reklamave, për transmetim nga operatorët radiotelevizivë ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore. Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtme nënkuptohen:

Rregullat

a)“Programe, reklama dhe spote”, mesazhet apo emisionet televizive, që synojnë të nxisin shitblerjen e një malli ose kryerjen e një shërbimi, duke paraqitur një ide apo të dhëna, për të arritur efektet, që dëshiron reklamuesi, të cilit i është dhënë kohë transmetimi, me pagesë ose më një formë tjetër shpërblimi.



b)“Transmetim”, emetimi i parë, me transmetues tokësor, me kablo ose satelit, në formë të koduar a të pakoduar, i shërbimeve programore radio dhe/ose televizive, që i drejtohen publikut, në përgjithësi.



c)“Transmetues”, është personi juridik, që ofron rrjetin e transmetimit ose një shërbim transmetimi për publikun, sipas kushteve dhe standardeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.



ç)“Media”, të gjitha mjetet e komunikimit për publikim periodik të dhënash, on line a off line, si gazeta, revista, radio, television apo shërbime të reja, bazuar në ëeb-e.



d)“Reklamues”, çdo organ i qeverisjes, qendrore e vendore, si dhe çdo institucioni tjetër publik, i pavarur.



Kushtet

3. Programi, reklama dhe spoti duhet të bazohen në fakte dhe të jenë në përputhje me interesat, shtetërore dhe politike, të shtetit shqiptar dhe me rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.



4. Programi, reklama dhe spoti nuk duhen të përmbajnë të dhëna të rreme apo shqetësuese për shikuesit.



5. Ky vendim zbatohet nga organet e qeverisjes, qendrore e vendore, si dhe nga institucionet e tjera publike, të pavarura, për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim në televizionet ndërkombëtare, kombëtare dhe vendore, në radiot, me shtrirje ndërkombëtare, kombëtare apo vendore, ose për botim në median e shkruara, me shtrirje ndërkombëtare, kombëtare a vendore, dhe për kontrata për kohë transmetimi, nga organet e administratës shtetërore.



Procedura

6. Titullari i institucionit urdhëron, me shkrim, blerjen, zhvillimin, prodhimin apo bashkëprodhimin e programeve a të reklamave, transmetimin nga operatorët radiotelevizivë ose botimin në median e shkruar dhe procedurat për kontratat për kohë transmetimi për çdo rast, duke parashikuar objektin, nevojën e kryerjes së programit/reklamës/spotit, shpeshtësinë dhe periudhën e shfaqjes së tij, fondin limit, numrin e televizioneve dhe përbërjen e komisionit, për ndjekjen e procedurave.



7.Në varësi të llojit të programit, reklamës apo spotit, kushtet e veçanta, për përzgjedhjen e organeve të masmedias/agjencive të specializuara, janë:



a)organi i masmedias/agjencia e specializuar ndërkombëtar/e, kombëtar/e, vendor/e);



b)çmimi i ofruar nga organi i masmedias/agjecia e specializuar;



c)koha e transmetimit.



8. Komisioni për ndjekjen e procedurave dhe hartimin e dokumenteve përbëhet nga 5 anëtarë, tre prej të cilëve specialistë të fushës.



9. Komisioni, brenda një periudhe kohore 5-ditëshe nga data e daljes së urdhrit, u shpërndan, me korrespondencë zyrtare, organeve të masmedias/agjencive të specializuara ftesën për negociata. Ftesa për negociata publikohet edhe në faqen e internetit të institucionit.



10.Ftesa për negociata duhet të përmbajë objektin e programit/reklamës/spotit, nevojën e kryerjes së programit/reklamës/spotit, shpeshtësinë dhe periudhën e shfaqjes së tij, fondin limit dhe datën përfundimtare të paraqitjes së kërkesës nga organet e masmedias.



11. Komisioni pret konfirmimin nga organet e masmedias/të agjencive të specializuara për vazhdimësinë e negociatave, brenda afatit të fundit të paraqitur në ftesën për negociata. Konfirmimi për vazhdimësinë e negociatave shoqërohet me çmimin përkatës për kryerjen e programit, të reklamës apo spotit, nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara. Konfirmimet për vazhdimësinë e negociatave vijnë në një ditë të vetme, të mbyllura dhe hapen njëkohësisht, në prani të anëtarëve të komisionit.



12.Pas analizimit të ofertave, të paraqitura nga organet e masmedias/agjencitë e specializuara, komisioni përzgjedh në bazë të pikëve organet e masmedias/agjencitë e specializuara, duke u bazuar në kushtet e veçanta, të përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi. Komisioni harton një raport të hollësishëm për të gjithë procedurën e ndjekur dhe ia paraqet titullarit të institucionit.



13. Titullari i institucionit, në bazë të rekomandimit të dhënë nga komisioni i vlerësimit, vendos, brenda 2 ditëve nga data e paraqitjes së rekomandimit, lidhjen e kontratave me organet e masmedias/ agjencitë e specializuara, për kryerjen e programit, të reklamës apo spotit.



14. Ankesat për procedurën e blerjes, zhvillimit, prodhimit a bashkëprodhimit të programeve ose reklamave, transmetimit nga operatorët radiotelevizivë ose botimit në median e shkruar dhe procedurat për kontratat për kohë transmetimi bëhen te drejtuesi i institucionit. Vendimi i tij është përfuindimtar.



15. Vendimi nr.623, datë 29.9.2007, i Këshillit të Ministrave, “Për prokurimin e prodhimeve/transmetimeve të reklamave dhe spoteve nga organet e administratës shtetërore në media”, shfuqizohet.



16. Ngarkohen organet e qeverisjes qendrore e vendore dhe institucionet e tjera publike, të pavarura, për zbatimin e këtij vendimi



Draft

Rregulla për Reklamim për Subjektet Transmetuese



Sponsorizimi

Shpalljet në lidhje me sponsorimin nuk duhet t i bëjnë referenca promovuese produkteve dhe/ose shërbimeve të sponsorit të cilat përmbajnë reklamë, përshkrimin e produktit, miratimin, atribuimin ose apelin për ndonjë veprim. Lejohen slogane të përgjithshme të shenjës. Nuk është e lejuar që materiali i programit të sponsorizohet nga sponsori(ët) të cilët janë të përfshirë në prodhimin, ofrimin ose sigurimin e produktit ose shërbimit i cili nuk lejohet të reklamohet sipas kësaj rregulle.

9.5 Nuk lejohet të sponsorizohen programe nga sponsori(ët), produktet ose shërbimet e të cilit nuk janë të lejuara t i drejtohen audiencës tipike për atë program ose gjatë të cilit nuk do të ishte i lejuar të reklamonte.

9.6 Emisionet e lajmeve, ngjarjeve të ditës dhe programet fetare nuk sponsorizohen në televizion.



Kohëzgjatja

11.1 Koha e transmetimit të teleshopingut, reklamave dhe formave të tjera të reklamimit me përjashtim të intervaleve të teleshopingut me kuptimin e paragrafit 3, nuk lejohet të tejkalojë 20 për qind të kohës ditore të transmetimit. Koha e transmetimit të reklamave në televizion nuk duhet të kalojë 15 për qind të kohës ditore të transmetimit.

11.2 Koha e transmetimit të reklamave televizive dhe reklamave të teleshopingut gjatë një orë transmetimi nuk duhet t i kalojë 20 për qind.

11.3 Intervalet e përcaktuara për programet e teleshopingut të cilat transmetohen brenda shërbimeve të programit e të cilat nuk janë ekskluzivisht të përkushtuara teleshopingut duhet të zgjasin më së paku 15 minuta në mënyrë të papenguar. Numri maksimal i intervaleve do të jetë tetë. Kohëzgjatja e përgjithshme e tyre nuk duhet të tejkalojë tre orë në ditë. Ato duhet të jenë qartë të identifikueshme përmes mjeteve optike dhe akustike.

Ky lajm është publikuar: 06/08/2008