Gjithsej 32 skuadra, 736 lojtarë pjesëmarrës në Rusi 2018. Mungojnë vetëm pak ditë nga starti i Botërorit dhe trajnerët e të gjitha skuadrave kanë dorëzuar në FIFA listat përfundimtare. Tashmë mund të bëhet edhe një bilanc, duke nxjerrë në pah disa të dhëna mjaft interesante.


Nga 736 lojtarë pjesëmarrës në Botëror, 124 vijnë nga kampionatet angleze. La Liga përfaqësohet me 81 elementë, Bundesliga me 67, ndërsa Seria A ka dërguar në Rusi vetëm 58 futbollistë.


Të 23 futbollistët e grumbulluar nga Anglia luajnë në Premier League, një rast i veçantë mes 32 skuadrave pjesëmarrëse.


Lojtari më i vjetër që do të jetë në Botëror mbetet portieri legjendar i Egjiptit, El Hadary, që është 45 vjeç, ndërsa më i vogli në moshë vjen nga Australia. Bëhet fjalë për Daniel Arzanin, që ka lindur në vitin 1999.


Trajneri më i vjetër është Tabarez i Uruguajit, plot 71-vjeç. Më i riu, Aliou Cissé i Senegalit, 42 vjeç.


Manchester City, ekipi kampion në Premier League, është më i përfaqësuari në Botëror me plot 16 lojtarë. Mund të ishin 17 nëse Joakim Low do të përfshinte Leroy Sane në listën përfundimtare të Gjermanisë.


Lojtari më i vjetër:


Essam El Hadary Egjipt: i lindur më 15 janar 1973, luan për Al Taawoun FC (Arabia Saudite). Te 5 më të vjetrit përfshihen edhe Rafa Marquez (Meksikë, 1979), Sergey Ignashevich (Rusia, 1979), Tim Cahill (Australi, 1979), José Corona (Meksikë, 1981).


Lojtari më i ri:


Daniel Arzani Australi, i lindur më 4 janar 1999, luan për  Melbourne City (Australi).


Te 5 më të rinjtë përfshihen edhe Kylian Mbappé (Franca), Achraf Hakimi (Maroku), Francis Uzuho (Nigeria), Trent Alexander-Arnold (Anglia), të gjithë të lindur në vitin 1998.


Lojtari më i gjatë:


Lovre Kalinic Kroaci: portier, i gjatë 201 cm, luan për Gent (Belgjikë). Pas tij renditen Jannik Vestergaard, mbrojtës i Danimarkës, i gjatë 2 metra, Federico Fazio, mbrojtës i Argjentinës, 199 cm, Courtois, portier i Belgjikës 199 cm, Robin Olsen, portier i Suedisë, 198 cm.


Më i shkurtri:


Janë 3 lojtarë që kanë të njëjtën gjatësi, 165 centimetra: Xherdan Shaqiri (Zvicër), Alshehri Yahia (Arabia Saudite) dhe Fernando Quintero (Kolumbi).


Peshojnë më shumë dhe më pak:


Sipas të dhënave të FIFA-s,janë tre futbollistë me peshën më të lehtë 59 kg, Takashi Unui (Japoni), Mbark Boussufa (Marok) dhe Javier Aquino (Meksikë).


Me peshën më të madhe është mbrojtësi i Panamasë, Roman Torres, 99 kg.


Lojtarët me më shumë ndeshje në Botëror:


16 Javier Mascherano (Argjentinë)


16 Rafael Márquez (Meksikë)


15 Lionel Messi (Argjentinë)


14 Mesut Özil (Gjermani)


13 Manuel Neuer (Gjermani)


13 Thomas Müller (Gjermani)


13 Cristiano Ronaldo (Portugali)


13 Sergio Ramos (Spanjë)


Golashënuesit më të mirë:


10 Thomas Müller (Gjermani)


6 James Rodríguez (Kolumbi)


5 Lionel Messi (Argjentinë)


5 Gonzalo Higuaín (Argjentinë)


5 Tim Cahill (Australi)


5 Luis Suárez (Uruguaj)


4 Neymar (Brazil)


Qytetet ku kanë lindur më shumë futbollistë:


18 Panama City (Panama)


17 Lima (Perù)


13 Reykjavík (Islandë)


10 Montevideo (Uruguaj)


9 San José (Kostarika)


9 Cairo (Egjipt)


9 Sydney (Australi)


8 Lagos (Nigeri)


Ligat me të përfaqësuara:


124 Premier League dhe ligat më të ulëta në Angli


81 La Liga


67 Bundesliga


58 Serie A


49 Ligue 1


Skuadrat me të përfaqësuara:


16 Manchester City


15 Real Madrid


14 Barcelona


12 Chelsea, Tottenham dhe PSG


11 Manchester United, Juventus dhe Bayern


5 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)