>Rektorati i Universitetit të Vlorës Ismail Qemali, ka përjashtuar deri në një afat të pacaktuar të dy studentët e përfshirë në sherrin e 12 janarit, ku mbeti i plagosur nga ish- e dashura e tij, studenti 21- vjecar, Klaudio Kamberaj. Pas reagimit të menjëhershëm për ngjarjen ku dënuan veprimin e studentes Lediana Zekaj, e cila qëlloi me thikë ish të dashurin e saj.

I plagosuri ndodhet ende në spital, ndërsa studentja, autore e dyshuar e krimit do të hetohet në gjendje të lirë për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje në kushte të depresionit të thellë psikik. Ndërsa drejtësia vijon hetimet rektorati i universitetit të Vlorës Ismail Qemali, i ka komunikuar dekanatit të shkencave teknike, ku studionin në vitin e dytë të teknologjisë së informacionit të dy studentët përjashtim e tyre deri në një afat të pacaktuar. Ata tashmë nuk do të jenë më pjesë e radhëve të studentëve të Ismail Qemali, të paktën për një afat të pacaktuar. Ka paksa dritë jeshile për studentin Klaudio Kamberaj duke pasur parasysh se ky ishte viktima e veprimit të Ledianës.