Cilat janë destinacionet më të bukura në botë ku udhëtarët mund të relaksohen dhe të përqëndrohen në mirëqenie, vetë-kujdes, yoga dhe meditim? Bali, Rishikesh dhe Sedona, para së gjithash. Por, ka edhe vende të tjera të këndshme për të shpëtuar nga kaosi dhe stresi dhe mund të relaksoheni me Spa dhe ushqim të shëndetshëm. Le ti zbulojmë.


Turizmi i shëndetit dhe mirëqenies është një trend në rritje dhe numri i udhëtarëve që kërkojnë mirëqenie shpirtërore dhe fizike gjatë udhëtimeve të tyre është gjithnjë në rritje. Sipas një studimi nga Global Wellness Institute, shpenzimet për udhëtimet e lidhura me mirëqenien regjistruan një rritje prej 14% krahasuar me 2013 dhe mund të tejkalojnë 800 miliardë dollarë deri në vitin 2020. Këtu janë Top dhjetë prej destinacioneve të padiskutueshme, sipas një sondazhi të TripAdvisor.


1.Bali, Indonezi – Vetëm vendosni këmbën në ishullin e perëndive për t’u ndjerë menjëherë i relaksuar dhe në ekuilibër me mjedisin rrethues. Midis plazheve piktoreske, natyrës së harlisur, vendeve të pabesueshme për zhytje dhe shumë qendrave yoga, paqja është e siguruar.


2.Rishikesh, Indi – Qyteti i shenjtë që ngrihet në veri të Indisë ka një domethënie të thellë shpirtërore dhe kulturore për popullatat lokale. Ju mund t’i jepni vetes një leksion yoga për të përkëdhelur mendjen tuaj ose të hyni në kontakt me natyrën duke udhëtuar.


3.Sedona, Arizona, Shtetet e Bashkuara – E vendosur në zemër të shkretëtirës së Arizonës, Sedona është një oazë e vërtetë ku udhëtarët mund të ndalojnë dhe të mbushen me energji. Është për tu admiruar bukuria e peizazheve natyrore; pas perëndimit të diellit ju mund të shijoni spektaklin e një qielli të pabesueshme të ndritshëm.


4.Hepburn Springs, Australi – Rrethuar nga zona me përqendrimin më të lartë të burimeve minerale të Australisë, Hepburn Springs është një qytet i njohur termal. Udhëtarët mund të provojnë ujërat termale lokale dhe të gëzojnë një qëndrim në një nga hotelet me spa.


5.Ko Samui, Tajlandë – Ky qytet i vogël i lindur si një fshat peshkimi ka një bukuri të veçantë dhe një atmosferë shumë relaksuese. Zhytuni në kulturën lokale, duke vizituar një tempull budist ose duke kaluar ditën në një nga qendrat e shumta spa.


Kosta Rika – Udhëtarët që kërkojnë një vend për të përmirësuar mirëqenien e tyre psikofizike duhet të marrin në konsideratë një udhëtim në Kosta Rika, ku ata mund të kryejnë trajtime relaksuese siç janë mbyllja e trupit ose hidroterapi ose thjesht të hyjnë në kontakt me natyrën, duke ecur zbathur në rërë.


7.Goa, Indi Të shëtisësh në plazhet me rërë të bregut të Goas është fillimi i përsosur për një pushim detoksifik. Ju mund ta filloni ditën me një leksion yoga, duke harruar rutinën tuaj të përditshme dhe përsëri, të zhytni veten në kulturën lokale me një leksion të kuzhinës tradicionale.


8.Zermatt, Zvicër – Një fshat pa makina, me chalets luksoze që ofrojnë trajtime spa të panumërta të rrethuara nga natyra që të lë pa frymë. E gjithë kjo gjatë një qëndrimi në Zermatt, në këmbët e Matterhorn.


9.Maldive Shijoni perëndimin e bukur pas një shëtitjeje në bregun e një prej plazheve të këndshme të Maldive. Ose në një nga qendrat spa të saj.


10.Ibiza, Spanjë – Ibiza nuk është vetëm party dhe festa të zhurmshme, në ishull ju gjithashtu mund të gjeni ferma të bukura tradicionale që mbajnë shkolla yoga dhe vendpushime në bregdet që ju lejojnë të admironi lindjen e diellit duke bërë Pilates.


22 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)