Rrustem Mustafa-Remi i është përgjigjur Liderit të LDK-së, Isa Mustafa, ndonëse nuk e ka përmendur me emër, lidhur me postin e Kryeministrit - që ende nuk po deklarohet publikisht nga PDK se kujt i takon.
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se "bashkë është e mundur".
"Cili mundet të thotë? Nëse nuk jam kryeministër, nuk prishet koalicioni. E di, ka shumë politikanë të përgjegjshëm."
"Na duhet Qeveri, ku sundon rendi, ligji ku rritet liria! bashkë mundemi", ka shkruar Remi.
Isa Mustafa, gjatë ditës, është shprehur se nëse LDK nuk do ta ketë Kryeministrin, atëherë nuk mund të bëhet koalicioni.