Deputetin e PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi, po e shqetëson ikja masive e të rinjve nga Kosova. Ai e quan të dhimbshme që 15 pas luftës kasta politike e Kosovës nuk arriti të sigurojë mirëqenie sociale.




“Liria solli një kastë politike e cila prodhoi në shumë segmente politika të mira, mirëpo përveç të mirave ndodhi një e keqe e madhe , që sot e 15 vite pas lufte nuk arritëm të sigurojmë mirëqenie sociale ku si pasojë ndodhi eksodi aq i madh i rinisë. Kjo është e dhimbshme!”, ka shkruar Rrustem Mustafa në Facebook.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Ai habitet me porositë e disa politikanëve ‘Mos ikni nga Kosova se s’jep askush asgjë’ , ‘Të rinjtë po ikun në mungesë të vizave’, etj.




“Kjo politikë nuk i duhet vendit . Qeveria e Kosovës duhet të marr obligim që të krijoj kushte dhe zhvillim ekonomik ku qytetarët me asnjë çmim nuk do të iknin nga atdheu i tyre ,por të qëndrojnë dhe punojnë këtu. Politika duhet të krijojë mundësi të reja për qytetarët e vendit tonë”, ka thënë Remi.