Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa - Remi, në një postim në profilin e tij në Facebook, thotë se të gjithë ata që kanë keqpërdorur pozitat shtetërore, duhet të mbetet jashtë institucioneve.
“Tani sikur e tepruam me pazotësi në funksionalizim të rezultatit zgjedhor. Detyruam edhe diplomatët të zbresin në nivelin e liderëve tanë.
Ka ardhur koha që në edukim institucional të ndihmojnë edhe më shumë miqtë tanë, duke flakur mentalitetin e vjetër”, ka shkruar Remi, i cili nuk ka harruar ta përmend edhe këtë herë dëshirën e tij për koalicion PDK-LDK.