Deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa - Remi ka reaguar në Facebook pas shkarkimit të rektorit Ramadan Zejnullahu.
Remi që publikisht e ka përkrahur ish-rektorin Zejnullahu ka shkruar se shkarkimi i Rektorit të UP-së nuk duhet të hyjë në fuqi.
Ky është postimi i Mustafës në Facebook:
Shkarkimi i Rektorit të UP-së nuk duhet të hyjë në fuqi. Ministri flet i fundit.
Në UNESCO, fituam të kaluarën, ndërsa në UP, po humbim të ardhmen.
Kosova futet me një këmbë në UNESCO, ndërkohë në Prishtinë Këshilli Drejtues i UP-së, vendos të shkarkojë Rektorin Ramadan Zejnullahu.
Të dy këto ngjarje kanë disa të përbashkëta...që të dyja kanë të bëjnë me arsim, shkencë e kulturë, janë dy kërkesa që kërkonin shumicën e votave.
Në UNESCO, ia dolëm falë mbizotërimit të së mirës mbi të keqen. Fatkeqësisht, në Prishtinë, në Votimin e KD të UP, ndodhi e kundërta. E keqja fitoi mbi të mirën. Si duket të tjerët na duan të mirën, më shumë sesa ne vetvetes. E kamtë fakt vështirë për ta gëlltitur...Besoj Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka lobuar fuqishëm për të mirën e UP-së..?!