Komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, për televizionin Rrokum, nuk e tha dot se kryetari aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka qenë prijës i formacioneve ushtarake.
Por, Remi e pranon se Lutfiu dhe familja e tij kanë kontribuar pa reshtur.
“Është çështje e ndjeshme. Përpjekjet e Lutfi Hazirit kanë qenë edhe familjare, të pa reshtura. Sidomos të babës së tij, ai ka qenë njëri prej njerëzve që kemi besuar më së shumti. Gjatë tentimit Lutfi Haziri është vonuar, dhe ka rënë në duart e policisë. Lutfi hairi ka pas rol të rëndësishëm për regjionin e Anamoravës. Për komandant nuk e di, por ka qenë njeri më i llogaritshëm nga ministria e mbrojtjes e Kosovës”, tha ai. /Indeksonline/