Prindërimi – Ka disa situata, në të cilat është mirë që mamaja të bëjë një hap mbrapa, pa u ndier në faj. Por, te fëmijët, hapësira është e domosdoshme edhe për babanë 



babai dhe femija (1)
babai dhe femija (2)
babai dhe femija (3)
babai dhe femija (4)

Për mamanë, njohja me fëmijën është e thellë: e ka tundur, ushqyer dhe më kryesoja, e ka dashur 9 muaj para se të lindë. Për babanë nuk është kaq e thjeshtë. “Mes tij dhe të voglit nuk ekziston ndonjë marrëdhënie e madhe, veçse ajo e dhënies së biberonit ndonjëherë, si edhe ndërrimi i pelenave”, shpjegon pedagogia italiane, Elisabetta Rossini. Ndërsa gruaja ka një detyrë thelbësore: t’i ndihmojë fëmijët që të krijojnë një raport, unik dhe special si i tyre.


Kështu që për ta transformuar një burrë në baba, duhen disa momente strategjike, të cilat po ua paraqesim më poshtë:


Roli i babait në tre muajt e parë të jetës së fëmijës


Në tremujorin e parë të jetës, fëmija ka vetëm një nevojë: mamanë. Atëherë babai duhet të qëndrojë në karrige? “Po, por jo si rezervë ose si një trajner që kontrollon lojën në fushë.


Bashkëshortja, nga tendosjet e lindjes, lodhet shumë shpejt: atij i kalon detyra që të ndihmojë në disa detyra të tjera, si për shembull, të mendojë për shpenzimet ose të fusë rrobat në lavatriçe. Pra, burri duhet të gjejë mënyrën që në shtëpi të krijojë një atmosferë të qetë.


Ndërsa gruaja duhet ta lejojë atë që ta ndihmojë dhe të mos e privojë nga kënaqësia për t’u ndier i dobishëm dhe mbrojtës”, shton ekspertja.


Nga tre muaj në 1 vjeç, hapësirë babait!


Dy janë momentet e çmueshme: banja dhe fjetja. “Ndoshta jo çdo natë, por herë pas herë lini bashkëshortin tuaj t’i bëjë fëmijës banjë”, këshillon ekspertja. Fëmija do të mësohet kështu edhe me prekjen e duarve të babait, përveçse atyre të nënës që janë aq të buta dhe të dashura. Pra, gjeni mënyrën që të mos jeni vetëm ju ajo që e çoni fëmijën në shtrat. “Herë pas here lërini hapësirë bashkëshortit pa u ndier në faj: do t’u jepni atyre mundësinë për t’u njohur.”


Marrëdhënia baba – fëmijë, pas një viti lindjeje të fëmijës


Në këtë fazë, i vogli ose e vogla fillon të ecë dhe të mbahet vetë. “E dimë, baballarët janë të zotë për lojëra: ata u mësojnë kryesisht djemve gjuajtjen e parë me top, xhirot e para me motor, biçikletën etj. Kur i vogli rritet, ai mund të konsultohet me të mbi zgjedhjet e sportit, një pikë tjetër e rëndësishme kjo për “takimin” baba – fëmijë. Ndërkohë, me vogëlushet tregohen praktikë për çdo rast”, shpjegon ekspertja e huaj.


Fëmijët në kopsht, përfshini dhe baballarët


Kush ka thënë se duhet të jetë gjithmonë mamaja përgjegjësja më e madhe e fëmijës? “Kalojani detyrën e të dërguarit në kopsht babait. Kjo mbase do të jetë diçka delikate, por shumë shpejt, ai do ta përjetojë me shumë qetësi”, thotë mjekja Rossini.


“Nëna dhe fëmija mbase do ta vuajnë paksa distancimin e tyre dhe kjo mund t’i komplikojë gjërat, por ato gjithsesi do të rrjedhin natyrshëm.” Dërgoni po bashkëshortin tuaj në mbledhjet me prindërit. “Babai i fëmijës do të ishte më objektiv, arrin të arsyetojë më shumë mbi kërkesat ose jo të edukatoreve. Ndërsa ai arrin të ndërtojë një bisedë të qëndrueshme dhe konstruktive me to.”



  1. A.


Ky shkrim Rëndësia e babait për fëmijët 0-3 vjeç u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.