Refugjatët, Jordania: Jemi në pikën e vlimit. BE, reformë për Britaninë


Mateo RenziAta që duan të shkatërrojnë Shengenin, duan të shkatërrojnë Europën dhe ne italianët nuk do ta lejojmë. Fjalë të ashpra këto të Kryeministrit italian, Matteo Renzi, i cili nuk i ndal kritikat e tij ndaj një pjese të përfaqësuesve të Bashkimit Europian, ata që ai i konsideron si profesionistë të polemikave. “Nëse duam të zgjidhim problemin e emigrantëve, duhet një strategji afatgjatë dhe jo polemika të rëndomta. Ka mbaruar koha kur Europa na thoshte çduhet të bënim, ne i japim Brukselit 20 miliardë dhe marrim prej tij 11,- deklaroi ai. Pasi Italia bëri të ditur se do të marrë pjesë në fondin prej 3 miliardë eurosh që do ti jepet Turqisë për menaxhimin e situatës së emigrantëve, kreu i qeverisë së Romës shprehu hapur pakënaqësinë për trajtimin e pabarabartë: “Është absurde, u shpreh ai, që shpenzimet e përballuara për të shpëtuar fëmijët nga Eritreja që mbërrijnë në Sicili, të konsiderohen në mënyrë tjetër nga ato që duhen për të shpëtuar fëmijët që mbërrijnë në Greqi në brigjet e Egjeut. Ai ka përsëritur disa herë se emigrantët janë të gjithë njëlloj dhe se Italia ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish, ndërsa Europa kthente sytë tjetërkund.


Jordania në “pikën e vlimit”


jordaniaZhvillime mbi çështjen e emigrantëve ka pasur edhe në shtetin e Jordanisë. Sipas Mbretit të saj Abdullah, ky vend ndodhet në pikën e vlimit nga fluksi i papërballueshëm i qindra mijë refugjatëve sirianë. Përpara konferencës së donatorëve për Sirinë, monarku i tha BBC-së se trysnia mbi shërbimet sociale të vendit, mbi infrastrukturën dhe ekonominë, është e jashtëzakonshme. Herët a vonë, diga do të shpërthejë, paralajmëroi 54-vjeçari, që i kujtoi komunitetit ndërkombëtar se duhet të ofrojë më shumë ndihmë, nëse dëshiron që vendi i tij të vazhdojë ti mbajë refugjatët. Populli është psikologjisht i rënduar dhe mendoj se, situata po shkon drejt pikës së vlimit. Na dhemb të shohim çpo ndodh me sistemin arsimor apo me shëndetësinë. Them se, kjo javë do të jetë e një rëndësie kyçe për jordanezët, që të shohin nëse do të ketë ndihmë nga jashtë, jo vetëm për refugjatët sirianë, por edhe për vetë të ardhmen tonë, tha Mbreti Abdullah. Për ta ilustruar më mirë trysninë e përjetuar nga Jordania, mbreti përmendi valën e më shumë se një milion emigrantëve dhe refugjatëve të përplasur vitin e kaluar në Europë. Pesha e kësaj barre ishte aq e madhe, sa kërcënon sot marrëveshjen e lëvizjes së lirë të Shengenit dhe vetë bllokun si projekt politik. Jordania strehon 635 mijë nga 4.6 milionë sirianët e regjistruar si refugjatë prej OKB-së. Ekzekutivi i atjeshëm flet për mbi një milion sirianë të tjerë, që jetojnë në këtë vend, përfshirë personat e mbërritur përpara shpërthimit të revoltës së 2011-s. Jordanezët, sipas monarkut, po vuajnë për shkak se 25% e buxhetit shtetëror është shpenzuar për të ardhurit, shërbimet publike janë tepër të ngarkuara dhe një pjesë e njerëzve nuk gjejnë dot punë.


BE, reforma për Britaninë


Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, ka paraqitur disa propozime për reforma në BE, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda Bashkimit Europian. Propozimet përfshijnë ndërprerje urgjente të pagesave të përfitimeve për migrantët nga vendet e tjera të BE-së. Ky mjet do të jetë në dispozicion për të gjitha shtetet anëtare të BE-së nëse ato dëshmojnë se shërbimet e tyre publike janë tejet të rënduara. Londra, fillimisht, ka lobuar për një ndalesë katërvjeçare të pagesave për emigrantët, të cilët kanë përfitime dhe ulje të taksave në Mbretërinë e Bashkuar, por kjo është pritur me rezistencë të ashpër nga Polonia dhe shtetet e tjera lindore të BE-së, të cilat kanë thënë se masa mund të diskriminojë qytetarët e tyre që punojnë në Britani.