Reperi T.I. është detyruar të mos paraqitet në skenë me Lady Gagan në një koncert në Londër, sepse zyrtarët e imigracionit nuk ia kanë lejuar hyrjen në Britaninë e Madhe.


27-vjeçarja është kthyer në skenë gjatë fundjavës për të mbajtur koncertin e parë që prej kohës kur iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike në ije.


Mirëpo, në vend së të këndonte hitet e saj, si “Born This Way”, “Paparazzi” e “Bad Romance”, Gaga këndoi tetë këngë të reja nga albumi i ardhshëm, “Artpop”, përfshirë edhe një këngë të realizuar në bashkëpunim me T.I.


Mirëpo, reperi nuk ka mundur të jetë i pranishëm në skenë, pasi që problemet e mëparshme me ligjin ia kanë pamundësuar hyrjen në Britaninë e Madhe./Indeksonline/