TIRANE- Replika në distancë mes presidentit Topi dhe kryetares së parlamentit Jozefina Topalli. Të dy zyrtarët më të lartë të vendit ishin të pranishëm në institutin e të përndjekurve politikë, ku po zhvillohej ceremonia homazhe në nderim të dy viktimave të komunizmit Sokol Sokolit dhe Tom Ndonjës.

Gjatë fjalës së saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bëri aludime të qarta kundër presidentit Topi lidhur me dekorimet e kryera prej tij. Duke shprehur nderim për dy të burgosurit e vrarë,Topalli tha “Ata që dekorojnë janë më tepër se hipokritë”. Në replikë presidenti Topi deklaroi se “Propozimet për dekorime nuk bëhen nga ai, por nga institucionet.
(s.g/BalkanWeb)