Gjenerali amerikan në pension, Colin Powell, i dha një goditje të madhe fushatës republikane të John Mc Cain-it, duke deklaruar publikisht mbështetjen për kandidatin demokrat, Obamën.


Colin Powell-i tha se, raca nuk ishte faktor në vendimin e tij, por se ai mendonte se do të ishte një ngjarje historike për një afro-amerikan, që të bëhej president dhe, në qoftë se kjo ndodh, të gjithë amerikanët do të duhej të ishin krenar.


Ai tha se nuk ishte e lehtë për të që të zhgënjenjte senatorin Mc Cain, por se Amerika kishte nevojë për president që do të ndryshonte gjeneratën dhe se kjo, ishte arsyeja kryesore pse e mbështeste Obamën.


Edhe në faqe të parë të “Daily Telegraph”, zë vend kryesor lajmi i përkrahjes së Obamës nga ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell.


Powell-i, thotë se, fitorja e Obamës, jo vetëm që do të elektrizonte Amerikën, por do të elektrizonte të gjithë botën. Obama ka treguar vendosmëri, inteligjencë dhe se ka një mënyrë të punës që do të dëshmohej si e sukesshme.


Zoti Powell ka qenë këshilltar për çështje kombëtare në kohën e presidentit Ronald Regan, si dhe ka qenë sekretar i shtetit në kohën e presidencës së babait të Gjorgj Bushit.


Edhe “Times”-i, i kushton rëndësi mbështetjes së Obamës nga ish-sekretari republikan Powell.


Nën titullin: "Heroi republikan përkrah Obamën", artikulli sugjeron se, zoti Powell, thotë se ai do të jetë një president i jashtëzakonshëm. Një editorial në po këtë gazetë, kujton se Colin Powell-i, para 12 viteve, kishte menduar vetë që të futej në garën për president, por se kishte hequr dorë për shkak të presionit nga bashkëshortja e saj, e cila ishte e shqetësuar se do ta vrisnin.


Javën e kaluar, gjatë një manifestimi në Londër që kishte të bënte me kulturën e Afrikës, zoti Powell tha se, shumë vetë kanë luftuar në mënyrë që ai të arrinte në këtë pikë në histori.


“Njerëzit e mi të parë kanë ardhur nga afrika në pranga”, - tha zoti Powell.


“Powell e kritikoi fushatën e senatorit Mc Cain, se po bëhej tepër e ngushtë, duke thënë se Amerika duhet të ndërpresë këtë polarizim dhe se ai kishte vendosur të mbështeste Obamën për shkak se i takonte një gjenerate të ardhshme” - shkruan e përditshmja “Times”.