Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po ndjek me vëmendje situatën e krijuar nga moti i keq me reshje shiu e erë që ka përfshirë vendin tonë.


Situata energjitike si pasoje e reshjeve të dendura të shiut ka ardhur duke u përmirësuar. Sipas


OSHEE megjithë kushtet e këqija të motit, me shkarkime atmosferike dhe reshje shiu, grupet e terrenit kanë eliminuar avaritë që u shfaqën në rrjetin e shpërndarjes gjatë natës.


Sipas të dhënave të OSHEE deri 19:15, numri i fiderave me defekt është 11, ku afro 90% e linjave të dëmtuara janë në zona rurale, një pjesë ndodhen në shumë larg qendrave.


Hidrovorët dhe spitalet furnizohen normalisht me energji elektrike, përfshi edhe institucionet e rëndësisë së veçantë.


Sakaq, vijon riparimi i defekteve, dhe nga informacionet e fundit të OSHEE, ka të tjera zona që u është rikthyer energjia elektrike:



  • Rajoni Tiranë: Plotësisht në zonën e Paskuqanit

  • Rajoni Durrës: Në zonën e Zhabjakut

  • Rajoni Berat: Pjesërisht në zonën e Potomit /Skrapar

  • Rajoni Gjirokastrës: Në zonën e Janjarit/Sarandë

  • Rajoni Fier: Plotësisht në zonën e Levan


Zonat  ku po punohet për rikthimin e energjisë



  • Rajoni Tirane: Valias, Qerekë (pjesërisht), Tapizë

  • Rajoni Durrës: Ballaj, Kruja pjesërisht dhe Borizanë

  • Rajoni Elbasan: Pjesërisht Mollas /Cërrik

  • Rajoni Gjirokastër: Pjesërisht Delvinë

  • Rajoni Vlorë: Novoselë

  • Rajoni Shkodër: Zona Koman, Velipojë pjesërisht


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter