Agjencia e njohur e lajmeve Reuters i kushton nje reportazh faunes ne Shqiperi, duke u fokusuar ne Parkun Kombetar te Divjakes. Ne reportazh permendet iniciativa e nje shoqate gjuetie nga Lushnja, per te risjelle speciet e zhdukura ne Parkun Kombetar te Divjakes. Me moton "Fauna ne rrezik", kjo shoqate synon te rrise ndergjegjesimin per t'u kujdesur per speciet e rralla te cilat kane qene karakteristike te habitateve te gjuetise ne Shqiperi. Anetaret e kesaj shoqate kane siguruar fondet per te blere 200 fazane ne Maqedoni dhe per t'i risjelle ata ne Parkun Kombetar te Divjakes. Ramazan Gjyla, gjuetar, tha per Reuters se "per te ushtruar gjuetine eshte e nevojshme qe te mbrohen speciet e rralla".
"Une flas si ambientalist ne favor te mbrojtjes se shpendeve te egra, te gjitha ketyre specieve qe jane zhdukur per kaq vite ne Shqiperi per te gjetur mundesite qe ne t'i shtojme dhe jo t'i pakesojme dhe t'i vrasim. Gjahtar eshte ai qe duhet te punoje edhe per shtimin e ketyre specieve, pasi gjuetia eshte sportive, nuk eshte mishngrenese", tha gjuetari Gjyla per Reuters. Anetaret e kesaj shoqate shpresojne se Parku i Divjakes do te kete se shpejti flore dhe faune te pasur.