Papa-TimeRevista amerikane “Time” zgjodhi Papa Françeskun si “Njeriun e Vitit”. ”

Time” tha sot se kryeprifti i ri, ish-arkipeshkv i Buenos Ajres, Jorge Mario Bergoglio, ka riformatuar imazhin e Kishës Katolike në nëntë muajt që është zgjedhur në këtë post si papa i 266-të. Revista thotë se ai e mori emrin Françesk, nga shenjtori i përulur i Azisit dhe më pas bëri thirrje për një kishë të shërimit për masat që përballen me sëmundje, varfëri dhe trazira në jetët e tyre. “Time” tha se papa është gati të transformojë” Vatikanin, që e përshkruan si një vend ku ndryshimet duan shekuj.” Revista thotë se papa, i cili feston 77-vjetorin javën e ardhshme, ka paraqitur një fytyrë më të afrueshme për kishën. Revista thekson se Papa Françesku ka thënë se “nuk është e nevojshme të flitet ” shpesh rreth çështjeve sociale përçarëse që shesh kanë dominuar prononcimet publike të paraardhësve të tij.

Me zgjedhjen e papës si “Njeriu i Vitit”, “Time” ka kërkuar për 86 vjet të zgjedhë njeriun më me ndikim të vitit, ose disa herë një lëvizje që ka dominuar ngjarjet e vitit.