Pas lokalit të artisitit Elton Deda, radha i ka ardhur vëllezërve Stefi të cilët administrojnë një lokal nate së bashku me këngëtaren Aurela Gaçe. Kontrollet e tatimorëve javëve të fundit sipas artistëve janë jashtë normales për faktin se përse duhet të ketë aksione agresive të ngjashme me ato për kapjen e lëndëve narkotike. Këto klabe nate ushtrojnë aktivitet prej vitesh. Stefi Prifit në postimin e tij të radhës në rrjetin social Facebook, duket mjaft i indinjuar për situatën e krijuar duke e cilësuar aksionin si "ujku kur ndjek prenë". Ai kërkon të thotë mendimin e tij dhe artistëve të cilët jetojnë me këto biznese dhe po ashtu kanë edhe të tjerë persona të punësuar në to.