abazaj"Lëvizja për Vlorën", ka mbajtur sot një miting, ku denonconte lënien pas dore të qytetit. Janë evidentuar shumë problematika të këtij qyteti i cili ka si deputet të parë në listë kryeministrin aktual Rama. Është përmendur në tubim zvarritja e punimeve të lungomares, e cila po hyn në vitin e katërt që nga premtimi i saj, dhe ende nuk po duket përfundimi. Pjesëmarrësit gjithashtu cituan mungesa të tjera në infrastrukturë si rruga për Zvërnec e cila është bërë e pakalueshme dhe ajo për Kaninë, e quajtur ndryshe Ballkoni i Vlorës, e cila është në kushte skandaloze. Nuk munguan kritikat për kryebashkiakun aktual Leli, dhe inaktivitetin e tij.

Një nga udhëheqësit e kësaj lëvizje, Arben Abazaj, me tone ironike tha se "jemi qyteti turistik i vetëm në botë, ku bashkiaku është turisti numër një", duke aluduar për parashutimin e Lelit në krye të bashkisë, megjithëse ishte banor i Tiranës, dhe pa një përzgjedhje paraprake nga vlonjatët.
Pjesëmarrësit theksuan se do të hidhen në aksione konkrete, nëse vazhdon ende kjo gjendje në Vlorë, e cila përmbytet, s'ka ujë, dhe rrugët dytësore janë në gjendje të mjerueshme./dritare.net