Luksemburgu do të jetë vendi i parë në botë që pritet të ketë transport publik falas për të gjithë. Biletat në transportin publik që përfshijnë udhëtimin me tren, tramvaj dhe autobusë do të hiqen në verën e ardhshme.


Ky vendim është marrë nga koalicioni i ri qeverisës, i drejtuar nga Xavier Bettel, i cili u betua për një mandat të dytë si kryeministër të mërkurën.


Aktualisht biletat kushtojnë rreth 2 euro, ku në një qytet të vogël mbulon pothuajse të gjithë udhëtimin. Për të funksionuar sistemi i transportit në Luksemburg kushton rreth 1 miliard euro në vit, por si rezultat i ofertave koncesionare çmimet janë vetëm 30 milionë euro në vit.


Ky vendim erdhi pas një studimi të bërë në vitin 2016, ku rezultonte se drejtuesit e automjeteve shpenzonin mesatarisht 33 orë të bllokuar në trafik. Luksemburgu ka një popullsi prej 600,000 banorë, nga të cilët rreth 200,000 njerëz që jetojnë në Francë, Belgjikë dhe Gjermani e kalojnë kufirin çdo ditë për të punuar në këtë qytet.


Pas premtimit të transportit falas, qeveria e re në Luksemburg po shqyrton gjithashtu mundësinë e legalizimit të kanabisit.


6 dhjetor 2018 (gazeta-Shqip.com)