Eliminimi nga Champions League me Realin e Madridit që lëshoi fronin e Europës pas 1011 ditësh pritet të sjellë një revolucion të vërtetë në shtëpinë e Los Blancos. Tifozët kërkojnë largimin e presidentit Florentino Perez. Megjithatë ai që i ka orët të numëruara në shtëpinë merengues është trajneri Santiago Solari, i cili do të zëvendësohet nga një emër i madh në fund të sezonit, ndërkohë që edhe shumë yje të tjerë pritet ti japin lamtumirën skuadrës pasi te Reali parashikohet një revolucion i vërtetë.


I pari që pritet të largohet nga Reali është mbrojtësi brazilian Marcelo i cili është shumë afër transferimit te Juventusi. I ulur në stol nga Solari në ndeshjet e fundit, Marcelo tashmë kërkon një aventurë të re dhe është të ribashkohet me shokun e tij Cristiano Ronaldo.


Për të komunikuar lamtumirën e Marcelos në fund të sezonit ka menduar bashkëshortja e futbollistit Clarice Alves që me një postim në Twitter ka sulmuar trajnerin dhe presidentin e Los Blancos për trajtimin që po i bëjnë 30-vjeçarit.