Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi thotë se nuk ka aplikuar për statusin e veteranit dhe nuk do e bëjë një gjë të tillë, derisa nuk ekziston përkufizimi i veteranit të luftës.

Thotë se në ligjin aktual, ky përkufizim nuk ekziston dhe se fajet janë te Qeveria si hartuese ligjesh.

Tha se në ligjin aktual mungojnë dy gjëra: Përkufizimi i veteranit dhe kriteret për të qenë i tillë.

"Në këtë ligj defektet kryesore janë se nuk janë të përkufizuara, pra nuk ekziston përkufizimi veteran i luftës së UÇK'së, ekziston përkufizimi veteran, luftëtar, pjestarë i luftës...defekti i dytë është se nuk janë përcaktuar kriteret e mirëfillta se kush do të duhej të ishte veteran ", tha Selimi për televizionin Rrokum.