Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi është shprehur se Kosova ka plotësuar tashmë të gjitha kushtet teknike për t’u përfshirë në këtë proces.
Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që, për shkak të eksperiencës së BE me Maqedoninë dhe Serbinë, Kosova të pësojë dëme anësore.
“Ne presim me të drejtë që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të plotësojmë kushtet teknike, por duke parë cfarë ka ndodhur deri tani, mund të ketë edhe dëme anësore”, ka pohuar Rexhepi.