Asamblea e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë rezolutën që
dënon Këshillin e Sigurimit për dështimin në zgjidhjen e krizës
siriane.



Dokumenti nuk është imponues por përmes tij-synohet te ushtrohet me shume presion ndaj organizmit vendimarres te OKB-se, për t'i vendosur sanksione Damaskut.Projektrezoluta u hartua nga Arabia Saudite- vend qe ka mbeshtetur tashme haptazi kryengritjen kundër Bashar Al Assadit në Siri.

Ajo denon qeverine siriane për përdorimin e armeve të renda dhe nënvizon deshtimin e Damaskut, për të terhequr trupat nga zonat civile, sic u kërkua nga plani gjashtepikesh i Kofi Annan. Me qellimin për të marre sa me shume vota, diplomatet nuk kane shkruar kerkesen per doreheqjen e Bashar Al Asadit.

Për t'u miratuar i duhet nje shumice e thjeshte prej 193 vota.Keshilli i Sigurimit u bllokua tri here, ne perpjekjen e tij per te ndeshkuar regjimin sirian nga vetot e Kines dhe Rusise. Por ne Asamblene e Pergjithshme dy vendet nuk jane veçse nje pakice- thote ambasadori francez Zherar Arud.

Votimi vjen edhe pas nje zhvillimi te rendesishem; doreheqjes se te derguarit te Kombeve te Bashkuara dhe Liges Arabe, Kofi Anan, Ai permendi pershkallezimin e dhunes por edhe deshtimin ne Keshillin e Sigurimit, nuk u gjet konsensusi per te vepruar drejt zgjidhjes diplomatike ne Siri. Si Kina dhe Rusia shprehen keqardhjen per ikjen e Anan, po keshtu edhe qeveria siriane.

Sipas analisteve- do te thote pranim i qarte i deshtimit te procesit politik. Ban Ki Mun po diskuton me Ligen Arabe per gjetjen e pasardhesit te Anan, por ekspertet jane te mendimit se zor se do te dale ne skene nje figure e profilit te larte sic ishte ajo e ish-shefit te OKB-se. Kjo edhe per faktin se prespektiva per sukses, thuajse nuk ekziston. Te enjten- kane humbur jeten 170 persona ne te gjithe Sirine, perfshire edhe kryeqendren financiare Alepin, ku trupat pro-qeveritare po perpiqen te marrin zonat nen kontrollin e Ushtrise se Lire Siriane. Shefi i misionit paqeruajtes te OKB-se, Herve Ladsus i tha Keshillit te Sigurimit se vezhguesit ne Alepo po shohin "grumbullimin te armatimeve te renda" cka ben te besohet se beteja e madhe do te nise se shpejti.