Shqipëria votoi në 25 qershor për zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare. Pas dorëzimit të materialeve filloi procesi i numërimit të votave.


 Pothuajse në të gjithë qarqet janë hapur disa prej kutive të votimit, ku deri tani në avantazh është Partia Socialiste. Ndërsa PD dhe LSI në disa qarqe janë edhe konkurrente për vendin e dytë dhe të tretë.


Ajo që bie në sy nga numërimet e parë është qarku i Shkodrës, një bastion i PD ku shumica e votuesve kanë dhënë votën për Partinë Socialiste.


TE DHENAT NE RANG KOMBETAR SIPAS QARQEVE


Berat: 

PS 889 vota ose 47.69%

PD 481 vota ose 25.8%

LSI 463 vota ose 24.84%  


Dibër: 

PS 2179 vota ose 39.98%


PD 1521 vota ose 27.91%

LSI 727 vota ose 13.34%

PDIU 810 vota ose 14.86%

LIBRA 38 vota ose 0.7%


Durrës: 


Elbasan: 

PS 1891 vota ose 53.51%

PD 588 vota ose 16.64%

LSI 602 vota ose 17.03%

PDIU 377 vota ose 10.67%

LIBRA 39 vota ose 1.1% 


Fier

PS 4833 vota ose 57.58%

PD 2121 vota ose 25.27%

LSI 1022 vota ose 12.18%,

PDIU 246 vota ose 2.93%

LIBRA 73 vota ose 0.87%


Gjirokastër: 

PS 3737 vota ose 54.65%

PD 19.95 vota ose 29.95%

LSI 1640 vota ose 23.98%


Korçë: 

PS 3632 vota ose 47.03%

LSI 1784 vota 23.1 %

PD 2092 vota ose 27.09%

LIBRA 97 vota ose 1.26%


Kukës:

PD 2310 vota ose 55.09%

PS 1539 vota ose 36.7%

LSI 268 vota ose 6.39%

LIBRA 24 vota ose 0.57%


Lezhë: 

PS 1254 vota ose 46.79%

PD 982 vota ose 36.64%

PDIU 98 vota ose 3.66%

LSI 300 vota ose 11.19%,


Shkodër: 

PS 1562 vota ose 72.68%

PD 360 vota ose 16.75%

LSI 168 votë ose 7.82%


Tiranë: 

PS 4084 vota ose 49.81%

PD 2173 vota ose 26.5%,

LSI 1193 vota ose 14.55%

PDIU 326 vota ose 3.98%

SFIDA 84 vota ose 1.02 %

LIBRA 324 vota ose 3.95%


Vlorë: 

PS 1526 vota ose 69.97%

PD 371 vota ose 17.01 %

LSI 229 vota ose 10.5%


Ora 03:27-Në Urën Vajgurore vijon procesi i numërimit, në 4 kuti rezultati është ky:

LSI 186 vota

PS 587 vota

PD 306 vota


03:25 -Të dhënat në rang kombëtar, PS mbi 50% të votave


Nga të dhënat e KQZ në rang vendi, Partia Socialiste ka marrë 45.621 vota ose 50.24%, e ndjekur nga Partia Demokratike me 24 mijë e 281 vota, ose 26.74%. Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 15 mijë e 353 vota ose 16.91%.


PDIU renditet partia e katërt me  3 577 vota ose 3.94%, e ndjekur nga Libra me 1.10%. Të dhënat janë publikuar nga KQZ në orën 03:15.


Ora 3:21 Rezultatet në rang kombëtar, PS me 28 mandate. PD 17, LSI 9, PDIU 1


Sipas projeksioneve të deri tanishme, PS kryeson me 28 mandate deputetesh, e ndjekur nga PD me 17 deputete, LSI 9 dhe PDIU 1 deputet.


02:55- Rezultatet në rang kombëtar, kryesor PS me mbi 50%. PD ndiqet nga LSI


Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në ranga kombëtar, Partia Socialiste ka marrë deri më tani 50.01% të votave, e ndjekur nga Partia Demokratike me 26.99% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim renditet e treta në rang kombëtar me 16.67 për qind të votave. Rezultatet janë të orës 02:55.


Të dhënat minutë pas minuti nga raportimi i gazetarëve të Ora News në gjithë Shqipërinë


Ora 02:47 Procesi i numërimit në Elbasan u shty për në orën 7:00


Ora 02:40 Kzaz 13 Lezhe QV 0690- Blinisht

PD 152  vota

PS 174 vota

LSI 10 vota


Ora 02: 35 Përfundon numërimi i kutisë së parë në Poliçan

PS 107 vota

LSI 19 vota

PD 7 vota 


Ora 02:28 Në Dibër kur janë numëruar 3 kuti


PD 173 vota

PS 153 vota

LSI 29 vota 

PDIU 213 vota 


Ora 02:05 Shkolla e Kuqe, Tiranë KZAZ 38


Ka përfunduar kutia e parë:


PS 158 vota|

LSI 24 vota,

PD 97 vota

LIBRA 15 vota


Ora 02:00 Ne Kavaje procesi i numërimit pritet të fillojë në orën 3


01:47 –Rezultatet e numërimit të votave në Kolonjë, ku janë numëruar 7 qendrat e para:

PS 1002

PD 142

LSI 658                       


Devoll.5 qendrat e para:

PS 648

PD 787

LSI 111

PDIU 26

Libra 10


01:45 – Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në KZAZ-të 83 dhe 84 në Qarkun e Vlorës.




01:38 Në KZAZ-në numër 65 në Poliçan kanë votuar  6.942 votues nga 13 mijë e 600 votues. Janë hapur tre kutitë e para.


01:35- Dibër, hapen 8 kutitë e para


Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Qarkun e Dibrës. Gazetarja e Ora News raporton se Peshkopi janë për tu numëruar 118 kuti, 8 prej të cilave janë hapur tanimë për tu numëruar. Pjesëmarrja në votime është 56.7 për qind. Numërimi ka nisur edhe në Klos dhe në Burrel.



01:35 – Në Himarë kryeson PS


Nga 39 kuti votimi në Himarë, gazetarja e Ora News reformon se janë numëruar 4 prej tyre, ku në avantazh është Partia Socialiste. Nga numërimi i derimëtanishëm, PS ka marrë 393 vota, PD 68 vota dhe LSI, 98 vota. 8 vota kanë rezultuar të pavlefshme.


01:20- Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në Kavajë, përkatësisht KZAZ-ja 42.


01.18 –Procesi i numërimit në Vlorë nuk ka nisur ende për shkak se numëruesit po trajnohen.


01.10 – Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Ura Vajgurore.


Procesi i numërimit ka nisur edhe në bashkinë Dibër.



01:02 -Në Tepelenë ka përfunduar procesi i numërimit në dy kuti.


Nga numërimi rezultati del si më poshtë:


-PS 57 vota, PD 28 vota dhe LSI 5 vota në Lopas                         


-PS 90 vota, PD 8 vota dhe LSI vota 8 në fshatin Sinanaj.


Ka nisur procesi i numërimit edhe në KZAZ-në 72 në qytetin e Korçës.


00:41- Në Përrenjas dhe Belsh pritet të nisë për pak minuta procesi i votimit, ndërsa në Librazhd, Cërrik dhje Gramsh ka nisur tashmë. Elbasani dhe Peqini do të nisin numërimit sot në orë 7 dhe 8 të mëngjesit. 


Në qarkun  e Korçës përfundoi dorëzimi i të gjitha materialeve gjedhore pa probleme.


00:30 -3 kutite e para ne Pustec. Deri tani PS 446, LSI 435, PD 257.


00:20- Pas qytetit të Durrësit, edhe KZAZ-ja 48 që i përket qytetit të Elbasanit ka vendosur që procesi i numërimit të votave të nisë nesër në mëngjes.


00:10- KZAZ-ja 58 në Fier, ka marrë në dorëzim 105 kuti votimi të qytetit të Fierit dhe Mbrostarit. Pas një pushimi të shkurtër, pritet të nisë procesi i numërimit.




 00: 07 Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:


Në Tepelenë ka përfunduar numërimi i kutisë së parë: PS 77 vota, PD 12, LSI 12


Kryetari i KZAZ- së me numër 64 në Berat Gent Zëre konfirmoi se proçesi i numërimit do të nis rreth orës 1:00 me tetë grupe numërimi.





23:50 -Rreth orës 23:50 minuta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur pjesëmarrjen në rang vendi për 45.55 për qind të kutive të votimit ose 2496 qendra. Sipas KQZ-së, pjesëmarrja për këto qendra është 45.17%.



23:40 -Pustec, kryesor LSI-ja


Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë minoritare të Pustecit, ku sipas të dhënave paraprake kryesore Lëvizja Socialiste për Integrim. Pusteci është KZAZ-ja 3751.


23:38 –Në qytetin e Durrësit, komisionerët e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë bërë marrëveshje që procesi i numërimit të votave të nisë nesër në mëngjes. Procesi do të nisë në orën 7 të mëngjesit ku do të numërohen 460.


23:34 –Procesi i numërimit të votave ka nisur edhe në Tepelenë.


23:30 –Procesi i numërimit të votave nuk ka nisur ende në Gramsh, Cërrik, Përrenjas në Qarkun e Elbasanit.


23:25  –Në KZAZ 35 në Tiranë me 95 qendra votimi që i përket zonës së Vasil Shantos ka përfunduar dorëzimi i kutive.


23:20  -Nis numërimi i votave në Has. 


23:17  Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:


Më Himarë ende nuk ka nisur numërimi.


Në Elbasan KZAZ 47 ende nuk ka grumbullur kutitë


Në Elbasan KZAZ 48, 49, 50 ka grumbulluar kutitë, priten numëruesit për të filluar procesin e numërimit


23:00 Gazetarët e Ora News të shpërdarë në të gjithë Shqipërinë raportojnë këto të dhëna:


Në qarkun e Kukës përfundoi pa probleme dorëzimi i materiale zgjedhore.


Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 45 qendrave në  KZAZ 5


Në Shkodër përfundon dorëzimi i materialeve të 47 qendrave në  KZAZ 3


Në Pustec janë hapur tre kutitë e para


Në KZAZ Kavaja, numërimi pritet të fillojë pas orë 24:00


Në Gramsh, Librazhd dhe Përrenjas nuk ka nisur ende procesi i numërimit


Në gjithë qarkun e Gjirokastrës nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në Pukë nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në Fier mendohet që të nisë procesi i numërimit në orën 00:00.


Në Lezhë nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në Elbasan nuk ka nisur ende procesi i numërimit.


Në qarkun Durrës ka përfunduar dorëzimi i materialeve.


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter