Nga rezultatet paraprake në Qarkun e Shkodrës, Partia Socialiste ka një avantazh të thellë kundrejt Partisë Demokratike. Shkodra njihet si bastion i së djathtës.


Nga të dhënat e KQZ-së deri më tani (03:55), rezulton që PS-ja të ketë marrë 62.64%, ndërsa PD-ja ka marrë 24.65%, e ndjekur nga LSI-ja me 6.75%.


Deri më tani, Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit rendit forcat e katërt politike, duke marrë 4.47%.


Në këtë qark kandidon nën logon e Partisë së Gjinushit ish-deputeti socialist Tom Doshi, i cili mund sërish mandatin e deputetit.


Këto janë rezultatet paraprake pasi janë numëruar vetëm 24 kuti nga 421 të tilla që ka Qarku i Shkodrës.


Rezultatet e Shkodrës sipas KQZ.


/Ora News.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter