Po shkon drejt mbylljes procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamamentare të 25 qershorit.


Deri në orën 08:47 të mëngjesit të kësaj të marte është ezauruar numërimi i 95.52% i Qendrave të Votimit ose 5122 Qendra Votimi nga 5362 që janë në total.


Në Berat kanë mbetur 4 kutitë e fundit pa u hedhur në sistemin e të dhënave të KQZ. Durrësi ka për numërim 53 kutitë e fundit, në Elbasan mbeten ende 67 kuti, në Gjirokastër 11 kuti, në Kukës 2 kutitë e fundit, në Lezhë 2 kuti, në Shkodër 30 kuti, Tirana ka 75 kuti ende për numërim dhe Vlora ka 3 kuti.


Përkundër numrit të votave që shpërndahen nga njëra parti tek tjetra, asgjë nuk ka ndryshuar në numrin e mandateve në rang kombëtar.


PS vijon të ruajë 74 mandate, PD 43, 19 LSI, 3 PDIU dhe mandati i Tom Doshit në Shkodër nën siglën e PSD.




/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter