Për të gjithë të apasionuarit dhe nostalgjikët e Spice Girls lajme të mëdha po vijnë. Grupi i famshëm i vajzave ka vendosur që të bëjnë një rikthim spektakolar vitin e ardhshëm. Të pesë anëtaret, përfshirë edhe Victoria Beckham, janë të gatshëm të ribashkohen për publikimin e një albumi.


Ka qenë Mel C e cila ka punuar në fshehtësi me themeluesin e Spice Grils, Simon Fuller gjatë muajve të fundit për të risjellë Beckham, Mel B, Emma Bunton dhe Geri H.


Një burim për The Sun tha: Ata kanë bisedime sekrete që në verë dhe në fund ranë dakort të ribashkoheshin. Vajzat do të punojnë së bashku në një seri projektesh, ku përfshihet një album i ri dhe një paraqitje e veçantë në Tv për të festuar Spice Girls.