Franca ka pësuar një goditje të rëndë pak ditë përpara fillimit të kampionatit botëror që do të zhvillohet në Brazil.

Futbollisti kryesor i ‘gjelave’ Frenk Riberi ka humbur eventin më të rëndësishëm pasi nuk ka mundur që të rikuperohet nga dëmtimi në shpinë.

Trajneri Deshamp duhet që të bëjë në botëror pa lojtarin kryesor. Lajmi për mungesën e finalistit të Topit të Artë për 2013 është dhënë nga Federata Franceze e Futbollit.

Futbollisti i Bayernit nuk u aktivizua në dy miqësoret me Norvegjinë dhe Paraguajit, që përfunduan respektivisht 4-0 dhe 1-1, me shpresën se do të ishte gati për testin e fundit ndaj Xhamajkës, që do të zhvillohet të dielën në Lille.

d.b/shqiptarja.com