Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, beson se mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, do të jetë futbollist i gjigantit madrilen, sezonin e ardhshëm.

26-vjeçari vazhdon të jetë objektiv i klubeve të mëdha evropiane, ndërsa thuhet se mund të transferohet në Santiago Bernabeu, gjatë verës së vitit të ardhshëm.

“Kur një futbollisti i hyn diçka në kokë, ajo sa vjen e rritet dhe Ribery do të përfundojë në Real. Për mua ai është futbollist i Real Madrid. Nuk dyshoj, është punë e kryer”, deklaroi Schuster për AS.