Uashington - Presidenti amerikan, Barak Obama është ribetuar në shtëpinë e bardhë pasi gjatë citimit të fjalëve të betimit, një frazë është ripërsëritur në mënyrë jo të saktë. Zoti Obama e përsëriti tekstin solemn të betimit mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë pasi, sipas zyrtarëve, kjo çështje meritonte shumë kujdes. Kur po lexonte tekstin përpara zotit Obama gjatë inaugurimit, zoti Roberts ngatërroi vendin e fjalës “me besnikëri” gjë që krijoi një pauzë të shkurtër mes të dyve. Ndërsa betimin e parë e ndoqën rreth 2 milion njerëz, pa përfshirë miliona që e panë në televizion, në përsëritjen e betimit ishin vetëm 9 persona, 4 ndihmës të presidentit, katër gazetarë dhe një fotograf i Shtëpisë së Bardhë