Nga Express më 02 tetor 2011 në ora 21:27
Micah Richards është bërë futbollisti i parë i Manchester Cityt i cili ka kritikuar publikisht Carlos Tevezin.
Sulmuesi argjentinas refuzoi të inkuadrohet në lojë si rezervist kundër Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve dhe klubi e ka suspenduar fillimisht për dy javë ku ai nuk do të ketë të drejtë as të stërvitet së bashku me ekipin.
Reagimi i Carlosit në Munich ishte i gabuar. Nuk është dashur të bënte diçka të tillë tha Richards për të përditshmen angleze The People.