Ridel sërish në treg gazeta "Studenti". Një inistiativë tërësisht rinore, por këtë herë e mbështetur nga një sponsor, i cili ka garantuar edhe vijueshmërinë e këtij organi që përfaqëson zërin e studentëve. Kryeredaktori i gazetës Alvi Kuka, shprehet se këtë herë gazeta del me një përmbajtje më të plotë dhe me një tirazh më të madh, prej rreth 4 mijë kopjesh, ndërkohë që edhe shpërndarja e saj do të jetë më e madhe se më parë. Gazeta studenti nuk botohej prej afro një vit. Ndërprerja e organit të shtypit të studentëve ishte për mungesë fond muaj.