TIRANE - Rihapet nga Policia e Shtetit dosja e vjedhjes se Thesarit te Shtetit ne Krrabe. Kjo gje ka ndodhur pak kohe me pare. Grupit hetimor ka bere te ditur se nder deshmitaret qe do te rimerren ne pyetje jane emrat e pese te denuarve qe tashme po shijojne lirine, pasi kane mbaruar vitet e denimit te dhene nga tre shkallet e Gjyqesorit ne Shqiperi. Eshte bere gati lista e personave qe do te merren ne pyetje per vjedhjen e 340 kg flori, ku ne mesin e tyre jane edhe pese te denuarit: Arian Bishqemi, Blerim Haka, Pellumb Dalti, Enver dhe Ahmet Hyka, te cilet kane mbaruar ditet e burgut. Nga ana tjeter,po behet gati edhe lista e deshmitareve te cilet jane pyetur njehere ne cilesine personave qe kane dijeni ne ceshtjen e gjykuar, si dhe do te merren ne pyetje personat qe kane dijeni per ngjarjen. Ekspertet e Bankes se Shqiperise, te cilet kishin per detyre kontrollin fizik te sendeve qe ndodheshin ne vendin e koduar "Celiku" dhe qe njihet si fshati Krrabe e Vogel, konkretisht ne tunelin e koduar "Lumi" jane deshmitaret e tjere qe do te merren ne pyetje. Pergjegjesit e Ministrise se Brendshme, te cilet kryenin inventarizimin e thesarit, hetuesit te cilet jane marre me hetimin e ceshtjes dhe prokuroret e asaj ceshtjeje bejne pjese gjithashtu ne te njejten liste. Do te verifikohen edhe pretendimet e nenkolonelit Arjan Bishqemi, i cili gjate procesit gjyqesor ka pretenduar se grabitja e Thesarit eshte bere ne dhjetor te vitit 1999.





Pretenca e prokurorise per te akuzuari


Prokuroret e ceshtjes se vjedhjes se Thesarit te Krrabes, ne leximin e konkluzioneve perfundimtare kerkuan nga gjykata ne vitin 2001, kane kerkuar qe pese te pandehurit te deklarohen fajtore dhe te denohen me burg. Per te pandehurin Arjan Bishqemin prokuroria kerkoi 7 vjet burg, per Enver Hyken 8 vjet, per Ahmet Hyken 4 vjet, per te pandehurin Pellumb Dalti 6 vjet dhe per Blerim Haken 3 vjet heqje lirie. Ky proces i bujshem kishte filluar me 27 tetor te vitit 2000 dhe perfundoi me 7 shkurt te vitit 2001.





Zbulimi


Me 24 prill te vitit 1997, nenkolonel Bishqemi, se bashku me anetaret e grupit te kontrollit kane konstatuar se pervec demtimeve te dyerve ne tavanet e korridoreve te objektit ishin disa vrima, per te cilat u mendua se ato qene hapur nga persona te jashtem per vjedhje.